Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë – deri më tani

Si pasojë e sulmeve që Rusia ka bërë në Ukrainë – tash e një muaj, ky shtet është përballur më shumë sanksione.

BBC – ka përmbledhur – disa nga sanksionet që janë vendosur ndaj shtetit rus – deri më tani.

SHBA-ja po ndalon të gjitha importet e naftës dhe gazit rus, Britania e Madhe thotë se do të heqë gradualisht naftën ruse deri në fund të vitit 2022 dhe BE thotë se do ta bëjë Evropën të pavarur nga energjia ruse “përpara vitit 2030”.

Vendet perëndimore kanë ngrirë asetet e Bankës Qendrore të Rusisë – rreth 630 miliardë dollarë (470 miliardë £) rezerva valutore. Ajo është pezulluar gjithashtu nga Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare – “banka qendrore për bankat qendrore”

Disa banka ruse po hiqen gjithashtu nga sistemi ndërkombëtar i mesazheve financiare Swift, i cili përdoret për të transferuar para përtej kufijve.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE kanë sanksionuar qindra anëtarë të regjimit rus dhe oligarkë që konsiderohen të afërt me Kremlinin – këtu përfshihen ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, 386 anëtarë të parlamentit rus.