Rusia thotë se do të hapë korridoret e evakuimit nga Ukraina në Rusi

Mikhail Mizintsev

Moska do të hapë në mënyrë të njëanshme rrugë evakuimi për civilët në Ukrainë që të çojnë drejt Rusisë çdo ditë në orën 10 të mëngjesit me orën lokale, shkruan CNN.

Këtë e ka thënë të enjten gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

“Ne garantojmë siguri të plotë në territoret e kontrolluara nga Forcat e Armatosura Ruse”, tha Mizintsev.

Është e paqartë nëse ka një kohë përfundimi për këto rrugë të hapura.

Ai mohoi raportet se Rusia nuk respektoi armëpushimin e premtuar, duke i quajtur akuzat një “gënjeshtër të turpshme”./Shqip.com