Rusia do të humbasë statusin e ‘kombit të favorizuar’

Getty Images

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe vendet G7 pritet të revokojnë statusin tregtar të “kombit të favorizuar” të Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet ta konfirmoj një gjë të tillë sipas BBC-n.

Vendet e “kombit më të favorizuar” në përgjithësi nuk mund të diskriminohen ose të kenë akses të kufizuar në tregje, sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Masa do të hapë rrugën për vendosjen e tarifave ndaj mallrave ruse, krahas rritjes së sanksioneve ekonomike.

Më herët të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki dënoi raportet se Moska mund të konfiskojë asetet e bizneseve që kanë ndaluar së funksionuari në Rusi./Shqip.com