Rrjeti i Organizatave Joqeveritare: Gjykata, Gjykatësi dhe Policia përgjegjëse për vrasjen në QKUK

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare- Avonet ka reaguar lidhur me vrasjen e 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së.

Avonet është tejet e shqetësuar me rastin e vrasjes makabre të shtatzënës nga Komuna e Lipjanit në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK.

“Duke përcjellur me shqetësim të thellë këtë ngjarje tragjike, AVONET mbetet i shokuar me neglizhencën e institucioneve, ku vetëm gjatë këtij viti kemi pesë gra të vrara, të cilat tashmë kishin alarmuar të gjitha institucionet relevante për dhunën psiqike dhe fizike që po ndodhte ndaj tyre” thuhet fillimisht në reagimin e Avonet.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje lidhur me rastin e gruas shtatzënë e cila u vra të mërkurën në mbrëmje para Gjinekologjisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Gjykata është bërë e ditur se me datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëgjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje.

Lidhur më këtë Avonet, thotë se Gjykata Themelore e Ferizajt ka treguar mungesë profesionalizmi çka bëri që tash S.H të kryente veprësn penale të vrasjes me paramendim, duke pasur mundësi që të endet i lirë përkundër denoncimeve të vazhdueshme nga e ndjera.

Po ashtu sipas Avonet, Institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë marrë asnjë veprim pëe mbështetjen e Qendrave për Punë Sociale, si në aspektin logjistik dhe profesional, shumica e QPS-së nuk kanë automjete të tyre dhe mungesë stafi e hapësirave dhe fondeve emergjente.

“Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të merr masa urgjente ndaj Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe gjykatësit të çështjes për neglizhencë, mos profesionalizëm dhe mos efikasitet. Kërkojmë nga z. Fehmi Hoti, U.D Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës të merr masa urgjente ndaj Stacionit Policor Lipjan, për mosofrimin e sigurisë së të ndjerës”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, Policia e Kosovës, deri tani ka gjetur vetëm veturën e të dyshuarit për vrasjen e gruas.