Ramush Haradinaj lëshon takimin me Kurtin

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin midis Kurtit dhe partive opozitare.

Tema kryesore e këtij takimi pritet të jetë situata në veri të vendit.

Në letrën e dërguar një ditë më para nga ana e kreut të PDK-së, Memli Krasniqit dërguar Kurtit është kërkuar një koordinim pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Ky takim po ndodh pasi Lista Srbska ka bërë të ditur se kanë vendosur që të bojkotojnë të gjitha institucionet politike në Kosovë.

Pas kësaj eprorët që punojnë në Policinë e Kosovës e që kanë qenë të pranishëm në këtë takim kanë zhveshur menjëherë uniformat e tyre.

Ky vendim është bërë i ditur në një konferencë për media  nga kreu i “Srpskas” Goran Rakiq.

Ai tha se kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet – Kuvendi, Qeveria dhe 4 komunat, por edhe nga drejtësia, policia dhe administratat në Kosovë.