Qyteti i Mariupolit është duke përjetuar bombardime të rënda

Nënkryetari i Mariupolit është duke kërkuar që të dërgohen trupat e NATO-së në Ukrainë përndryshe trupat ruse do e shkatërrojnë këtë qytet si dhe do të vriten më shumë civilë.

Sergei Orlov i ka deklaruar programit të BBC-së se në Ukrainë është duke ndodhur një luftë shkatërruese.

“Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin të vrasë civilët nga qielli derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal  por është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombet më të mëdha evropiane”, ka thënë ai.

Sipas tij, një pjesë e liderëve në aleancën ushtarake të NATO-së janë të frikësuar nga Rusia dhe këtë situatë është duke shfrytëzuar Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Duket sikur [udhëheqësit e NATO-së nuk e kuptojnë se Putini nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ne presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është plotësisht e nevojshme t’i ofrohet mbështetje direkte ushtarake Ukrainës për të ndaluar Putinin ose të paktën të mbyllë qiellin tonë për të na mbrojtur nga kërcënimi nga qielli./Shqip.com