Përfundon telefonata 30 minutëshe ndërmjet Biden dhe Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyy dhe Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden folën sot për pak më shumë se 30 minuta, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Fox News Digital.

Zelensky tha se të dy liderët diskutuan “lidershipin amerikan për sanksionet anti-ruse dhe ndihmën mbrojtëse për Ukrainën”.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden “theksoi ndihmën e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, duke përfshirë dërgesat e vazhdueshme të ndihmës për sigurinë, mbështetjen ekonomike dhe ndihmën humanitare”.

Një pjesë e diskutimit u përqëndrua rreth mënyrave se si Rusia do të mbahet përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë sanksionet që Shtëpia e Bardhë tha se “tashmë po kanë ndikim në ekonominë ruse”.

Të dy diskutuan gjithashtu sulme të shtuara në zonat e banuara nga civilët ukrainas, duke përfshirë një bombardim pranë memorialit të Holokaustit Babyn Yar.