Për herë të parë NATO aktivizon Forcat e Reagimit

Për herë të parë, NATO-s ka aktivizuar Forcën e Reagimit, si një masë mbrojtëse kundër pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Komandanti Suprem i NATO-s, Tod Wolters aktivizoi forcën shumëkombëshe të përbërë nga forcat tokësore, ajrore, detare dhe të operacioneve speciale, që mund të ndërhyjnë shpejt në mbështetje të aleancës së NATO-s.

Aktivizimi i trupave të reagimit nuk do të thotë se ndonjë trupë amerikane ose e NATO-s do të hyjnë në Ukrainë, e cila nuk është anëtare. 

Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka qenë i qartë se trupat amerikane po vendosen në Evropën Lindore për të ndihmuar në forcimin e vendeve të NATO-s të.

“Ky është një moment historik dhe hera e parë që Aleanca përdor këto forca të gatishmërisë së lartë në një rol parandalues ​​dhe mbrojtës. Ato përfaqësojnë një forcë të besueshme luftarake që mund të përdoret në mënyra të shumta dhe ne po përdorim plotësisht shkathtësinë e tyre të qenësishme. ” ka thënë Wolters.

Forca nuk është vendosur ende, por është në gatishmëri dhe ende nuk është e qartë se sa trupa do të përmbajë forca e reagimit./Shqip.com