OKB: Armëpushimi nuk duket i mundur

Një armëpushim i mundshëm Rusi-Ukrainë duket i pamundur në këtë fazë.

Një gjë të tillë e ka thënë shefi i OKB-së, Antonio Guterres, shkruan BBC.

Ai u tha gazetarëve këtë pasdite:

“Për momentin një armëpushim global në Ukrainë nuk duket i mundur.”

Në vend të kësaj, ai tha se OKB-ja po përqendronte përpjekjet e saj në mbështetjen e të evakuuarve dhe rritjen e ndihmës humanitare.

Guterres tha se OKB-ja i kishte bërë propozime Rusisë për të “bashkuar palët… për të menaxhuar” aksesin humanitar dhe evakuimin e civilëve, por nuk kishte marrë ende një përgjigje nga Moska.

Që nga fillimi i luftës mbi 7 milionë presona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./Shqip.com