“Nuk e di se si arritëm të mbijetojmë”

Ndërsa bombardimet në kryeqytetin ukrainas vazhdojnë, gjithnjë e më shumë njerëz po e paguajnë çmimin e luftës.

Max dhe familja e tij ishin në banesën e tyre në Kiev kur bombardimet filluan në atë pjesë të qytetit, ka shkruar BBC.

Ai ka folur për BBC-në ku ka deklaruar se nuk e dinte se si kishin arritur të mbijetonin.

“Është krejtësisht e çmendur, është krejtësisht e pamundur”, tha ai.

Banesa e tyre me të vërtetë u shkatërrua, siç shihet në këtë video.

Djali i madh i Maxit theu shtyllën kurrizore gjatë sulmit – prognoza e tij është e mirë, thonë mjekët – ndërsa gruaja e tij gjithashtu u dërgua në spital me lëndime./Shqip.com