Nënkryetari i bashkisë Mariupol: 1 mijë e 207 trupa të mbledhur nga rrugët

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov  thotë se nuk e di se sa njerëz janë vrarë në total në qytet, por shifra më e fundit është 1207.

Këto janë “vetëm trupa që kemi mbledhur në rrugë”, tha Orlov për BBC.

Ai tha se 47 persona ishin varrosur në një varr masiv pasi nuk ishte e mundur të arrihej në vendet e varrimit jashtë qytetit.

“Jo të gjithë ata u identifikuan,” shtoi ai.

Orlov tha se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose të sillen ndihma.

Rreth 100 njerëz që përpiqeshin të iknin me makina private u detyruan të ktheheshin të mërkurën, tha ai, pasi forcat ruse në një pikë kontrolli filluan të qëllojnë “jo drejtpërdrejt në makina, por rreth makinave”./Shqip.com