Nënkryetari i bashkisë Mariupol: 1 mijë e 207 trupa të mbledhur nga rrugët
Publikuar:
(10.03.2022 18:20:52)
Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov thotë se nuk e di se sa njerëz janë vrarë në total në qytet, por shifra më e fundit është 1207.
Këto janë “vetëm trupa që kemi mbledhur në rrugë”, tha Orlov për BBC.
Ai tha se 47 persona ishin varrosur në një varr masiv pasi nuk ishte e mundur të arrihej në vendet e varrimit jashtë qytetit.
“Jo të gjithë ata u identifikuan,” shtoi ai.
Orlov tha se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose të sillen ndihma.
Rreth 100 njerëz që përpiqeshin të iknin me makina private u detyruan të ktheheshin të mërkurën, tha ai, pasi forcat ruse në një pikë kontrolli filluan të qëllojnë “jo drejtpërdrejt në makina, por rreth makinave”./Shqip.com