NATO mblidhet pasi Rusia sulmoi centralin bërthamor në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të NATO-së janë duke marr pjesë në mbledhjen në Bruksel për të diskutuar rreth ngjarjeve në Ukrainë.

Në këtë mbledhje është duke marrë pjesë edhe shefi i NATO-së, Jens Stoltenberg si dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra ka deklaruar se takimi në Bruksel është duke ndodhur për shkak të sulmeve që është duke i kryer Rusia ndaj civilëve në Ukrainë dhe ndaj caqeve të cilat potencialisht mund të shkatërrojnë mjedisin. “Lufta në Ukrainë është duke shkaktuar humbjen jetëve të civilëve. Raportimet për sulmet ndaj centralit bërthamor  në Zaporizhzhiajanë raportime shqetësuese”, ka shkruar ai.

Kurse edhe faqja zyrtare e shtetit të Polonisë ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau ku edhe ata kanë shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e konfliktit duke bërë thirrje që NATO të vazhdojë me forcimin e pozitës e saj në Lindje.