Muhaxheri: Situata në Pejë pas vërshimeve është e menaxhueshme

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se situata në Pejë pas vërshimeve është e menaxhueshme.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, tha se ekipet kompetente janë në gjendje gatishmërie, për të përmirësuar situatën.

“Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Megjithatë, situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet tona janë në gjendje gatishmërie”, thuhet në njoftim.,

Vërshime të mëdha ka pasur gjithashtu në Istog, Mitrovicë, Malishevë, Skenderaj.