Ministria ruse e Mbrojtjes: Luftanija ruse Moskva, mbetet ende në det

Rusia ka thënë se luftanija e saj “mbetet në det” pasi një zjarr shpërtheu municione në bord, duke provokuar raporte kontradiktore nga autoritetet ruse dhe ukrainase.

Ministria ruse e Mbrojtjes, tha se luftanija Moskva, nuk u dëmtua, dhe se nuk ka zjarr.

Ministria tha se burimi i ndezjes në luftanijen Moskva është lokalizuar dhe shkaku i zjarrit është ende duke u përcaktuar në anijen e saj të flotës së Detit të Zi.

Të mërkurën, administratori rajonal i Ukrainës nga shteti Odesa, Maxim Marchenko, pohoi se forcat ukrainase goditën anijen me raketa “Neptun”, duke shkaktuar dëme serioze në të.

Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi të mërkurën se luftanija Moskva u evakuua pas një zjarri në bord të shpërthyer me municione, duke dëmtuar rëndë anijen, sipas mediave shtetërore ruse.

Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se “nuk mund ta kuptojmë se çfarë ndodhi”, duke sugjeruar konfuzion mbi atë që ndodhi.

Ministria ruse tha se “ekuipazhi i kryqëzorit u evakuua në anijet e Flotës së Detit të Zi në zonë” dhe po merren masa për të tërhequr kryqëzorin në port.

Për shkak të stuhive të mëdha mbi Detin e Zi që errësojnë imazhet satelitore dhe të dhënat ndijore satelitore, mediat nuk kanë pasur mundësi të konfirmojnë vizualisht se anija është goditur./Shqip.com