Ministria e Jashtme e Ukrainës: Kriminelët rusë nuk ndalen para asgjëje në barbarinë e tyre

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Rusia ishte barbare për sulmin ndaj një kulle televizive pranë një vendi përkujtimor që përkujton viktimat e “Babyn Yar”, shkruan BBC.

Përmes një postimi në Twitter, kjo ministri ka shkruar se “Trupat ruse qëlluan në kullën televizive, pranë kompleksit Memorial #BabynYar. Kriminelët rusë nuk ndalen para asgjëje në barbarinë e tyre. Rusi = barbar”

“Babyn Yar” ishte një nga masakrat më të mëdha të vetme të hebrenjve gjatë holokaustit nazist.

Për çdo informacion të ri nga sulmet ruse në Ukrainë, Shqip.com do ju mbajë të informuar.