Ministri i Jashtëm rus: Nuk ka plane që Rusia të sulmojë vendet e tjera

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov jep një konferencë për shtyp pas takimit me ministrin e Jashtëm të Ukrainës për bisedime në Antalia, Turqi.

Dy javë pas pushtimit rus të Ukrainës, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov pretendoi të enjten në mënyrë të rreme se Rusia “nuk e sulmoi” fqinjin e tij, shkruan CNN.

Ai tha gjithashtu se nuk ka plane që Rusia të sulmojë vendet e tjera dhe përsëriti se një “situatë në Ukrainë” përbën një “kërcënim të drejtpërdrejtë për Federatën Ruse”.

Lavrov, i cili u takua me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba të enjten, tha se Perëndimi po sillet në mënyrë të rrezikshme. Kjo përfshin Bashkimin Evropian, të cilët “kanë shkelur parimet dhe vlerat e tyre” gjatë dërgimit të armëve në Ukrainë, sipas Lavrov.

Takimi mes Kuleba dhe Lavrov përfundoi pa një marrëveshje të arritur për korridoret humanitare apo armëpushim në Ukrainë.

Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia filloi në orët e para të 24 shkurtit dhe sulmet e saj kanë vazhduar të pandërprera që atëherë. Rusia, vazhdimisht dhe pa asnjë bazë, ka pohuar se nuk ishte agresori në konfliktin, të cilin e nisi pasi grumbulloi deri në 150,000 trupa në kufirin me Ukrainën në ato që pretendonte se ishin stërvitje ushtarake, por në fakt ishin përgatitje për luftë.