Kurti takon përfaqësuesit lokal të komunave veriore

Kryeministri i Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Temë kryesore e këtij takimi ka qenë mbarëvatja e punës së institucioneve.

“Gjatë takimit u theksua rëndësia e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe vazhdimi i përmbushjes së detyrave të tyre në kuadër të përgjegjësive që kanë.Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, paqe dhe siguri, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi e shërbim ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, anëtarët e Kuvendeve Komunale nga Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku: Lulzim Peci, Selvete Kelmendi, Sefer Veseli, Skender Sadiku, Vedat Mehmeti dhe Zenel Jakupi, si dhe shefat e Zyrave Komunale për Komunitete të Komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut.​

Ky takim i Kurti me përfaqësusit e instuticioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçant dhe Zubin Potokut vjen vetëm disa ditë pasi që kryetarët e katër komunave me shumicë serbe dhanë dorëheqje nga pozita e tyre.

Ky vendim ishte marrë pasi Lista Serbe vendosi që të largohet nga institucionet e Kosovës.