Kryeministri i Ukrainës: Mariupol është katastrofa më e madhe humanitare e shekullit

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, e quajti situatën në Mariupol katastrofën më të madhe humanitare që nga pushtimi i Rusisë, por ndoshta edhe katastrofa më e keqe e shekullit.

Duke folur në një konferencë shtypi në Uashington të premten, Shmyhal, tha se mijëra njerëz kishin vdekur në Mariupol.

“Ne do të shohim mizoritë e tmerrshme kur do të çlirohet nga rusët”.

Ai tha se trupat ruse po shkatërrojnë absolutisht gjithçka, duke përfshirë strehimoret ku po qëndrojnë civilët.

Rreth 100 mijë njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol që kur u rrethua nga forcat ruse më 1 mars, sipas zyrtarëve ukrainas.

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se më shumë se 20 mijë njerëz në qytet kanë vdekur gjatë sulmit./Shqip.com