Kryeministri britanik ka frik se Rusia mund të përdor armë kimike në Ukrainë

Tolga Akmen/AFP/Getty Images

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë. 

“Gjërat që po dëgjoni për armët kimike është pikërisht diçka që ata do të bënin,” tha Johnson në një intervistë me transmetuesin britanik Sky News.

“Ata thonë se ka armë kimike që janë ruajtur nga kundërshtarët e tyre ose nga amerikanët. Dhe kështu, kur ata vetë vendosin armë kimike – siç kam frikë se mund të bëjnë – ata kanë një lloj mashtrimi, një historie të rreme gati për të shkuar,” shtoi ai. 

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, këtë mëngjes i tha gjithashtu CNN se Mbretëria e Bashkuar është “shumë e shqetësuar” për potencialin e Rusisë, pasi mund të përdorin armë kimike”.

Duke vënë në dukje sjelljen e më hershme të Rusisë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të përdorë armë kimike./Shqip.com