Kastrati: Po bëjmë të pamundurën që rrugët të jenë të kalueshme në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, pas vërshimeve që ndodhën gjatë ditës së diel në vend, ka dal në terren për të parë nga afër gjendjen me të cilën po përballet qytetarët pas reshjeve të shumta të shiut.

Kastrati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se po bëjnë të pamundurën që rrugët të jenë të kalueshme.

“Mirënjohje pa fund për bashkëpunëtorët e qeverisjes sonë komunale, trupat emergjente, institucionet shëndetësore, policinë këtu në Malishevë, operatorët ekonomikë dhe gjithë vullnetarët që po bëjnë të pa mundurën që akset rrugore të jenë të kalueshme dhe qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme”, ka shkruar ai.

Vërshime të mëdha ka pasur gjithashtu në Pejë, Istog, Mitrovicë.