Kancelari gjerman: Bota është në një pikë kthese, Gjermania po pajis ushtrinë për t’u mbrojtur

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se Evropa dhe komuniteti ndërkombëtar janë në një pikë kritike dhe se bota ka ndryshuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Scholz tha se jo vetëm që Ukraina është në rrezik, por edhe sistemi i bashkëpunimit ndërkombëtar që u farkëtua pas dy luftërave botërore, shkruan CNN.

“Lufta ishte një “rrufe”, por perspektiva që Rusia “të kapte Ukrainën duket më pak e mundshme sesa në fillim të pushtimit”, tha Scholz.

Tutje ai shtoi se Moska ka dështuar në objektivat e saj ushtarake deri më tani, por ka arritur të bashkojë komunitetin ndërkombëtar dhe të përparojë shpejt planin e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Ne nuk mund ta lëmë Putinin ta fitojë këtë luftë dhe besoj me vendosmëri se ai nuk do ta fitojë atë”, tha Scholz.

Ndwr tw tjera, kancelari gjerman theksoi se Gjermania do të pajisë ushtrinë e saj, në mënyrë që të jetë e gatshme në çdo kohë të mbrohet nën kushtet e reja të diktuara nga Rusia.

Ai tha se Gjermania është në procesin e ndryshimit të kushtetutës së saj për ta bërë këtë të ndodhë, duke shpresuar të vërë në dispozicion më shumë se 105 milionë dollarë për të modernizuar forcat e saj të armatosura.