Fillon raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, 18 gusht 2022

Ka filluar raundi i dytë i takimit trepalësh ndërmjet përfaqësuesve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Më herët, veçmas, kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kanë biseduar me Kurtin dhe Vuçiqin.

Në Bruksel më herët ka përfunduar takimi i parë trepalësh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve evropianë në dialog, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Në takimin trepalësh mori pjesë edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar./Shqip.com