Erdogan theksoi armëpushimin – në bisedën telefonike me Putinin

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në një bisedë të dielën i bëri thirrje homologut të tij rus – Vladimir Putin për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon”, tha zyra e tij, siç raportohet nga Reuters..

“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin”, shkroi në Twitter të dielën zyra e presidentit turk.

Ai shtoi se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.