Dikur cirk për argëtimin e fëmijëve tani qendër e “refugjatëve”

Në të kaluarën cirku në qytetin e Zaporizhzhia në Ukrainë ishte vendi ku mblidheshin fëmijët dhe të rriturit të cilët argëtoheshin me performancat e ndryshme të cilat ndodhnin në skenë.

Ky vend kaq i dashur tani  është shndërruar në një qendër për pritjen e “refugjatëve”.

Në këtë objekt priten që të vendosen mijëra ukrainas të cilët dëshirojnë të largohen nga Mariupoli dhe Volnovakha.  

Këto dy qytete janë vënë në shënjestër të sulmeve ruse.

Korrespondentja e BBC, Sarah Rainsfor, ka dërguar disa foto brenda cirkut në Zaporizhzhia.  

Dyshekët janë vendosur në dyshemenë e cirkut poashtu janë shpërndarë edhe rrobat dhe batanijet.

Por evakuimi masiv nuk ka ndodhur ende.

Pasi armëpushimi u shkel nga forcat ruse të cilët granatuan sërish Mariupolin.

Korridori i gjelbërt i cili ishte paraparë për civilët tani nuk është i sigurtë. Cirku ishte ndërtuar në vitin 1972.

Në Ukrainë janë duke vazhduar luftimet ndërmjet trupave qeveritare dhe trupave ruse. /Shqip.com