Detaje të korridoreve humanitare të propozuara nga Rusia

BBC – raportoi më herët se disa nga korridoret e reja të armëpushimit të shpallura nga Rusia çojnë në Rusi ose Bjellorusi.

Nga katër qytetet e përmendura, vetëm ato më të voglat – Mariupol dhe Sumy – kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës.

Lista e plotë e rrugëve u publikua nga agjencia ruse e lajmeve Ria, duke cituar një organ të themeluar së fundmi të quajtur Shtabi Koordinues Ndërdepartamental për Reagimin Humanitar në Ukrainë.

Detajet janë si më poshtë:

Mariupol

Rruga 1 – Novoazovsk, Taganrog, Rostov-on Don (Rusi), më pas me ajër, rrugë ose hekurudhë në një destinacion të zgjedhur ose vend mbajtjeje të përkohshme.

Rruga 2 – Portivske, Mangush, Respublika, Rosivka, Bilmak, Polohi, Orekhiv, Zaporizhzhya (Ukrainë).

Kharkiv

Nekhoteyevka, Belgorod (Rusi) më pas në ajër, rrugë ose hekurudhë.

Sumy

Rruga 1 – Sudzha, Belgorod pastaj me çdo transport.

Rruga 2 – Sumy, Golubivka, Romny, Lokhvitsya, Lubny, Poltava (Ukrainë).

Kiev

Hostomel, Rakivka, Sosnovka, Ivankiv, Orane, Çernobil, Gden’, Gomel (Bjellorusi), pastaj në ajër në Rusi.

Deklarata shton se ushtria ruse do të kryejë “kontroll objektiv të pandërprerë të evakuimit, duke përfshirë përdorimin e dronëve”.

Teksa, një zëdhënës i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy e ka quajtur propozimin “plotësisht imoral”, duke thënë se Rusia po përpiqej “të përdorë vuajtjet e njerëzve për të krijuar një pamje televizive”.