Rozë

Albano lë Fermën, banorët i vërsulen Baby G

“E di që do pendohem, por është vendimi im personal”.

Kështu është shprehur aktori Albano Bogdo, teksa mori valixhen dhe iu drejtua derës kryesore për të dalë përfundimisht nga “Ferma VIP”.

Përpjekjet e fermerëve të tjerë ishin të mëdha për ta bindur që të mos largohet.

Veçanërisht Dijonisi, u bë “copë” për ta mbajtur në fermë me dhunë, por aktori i bindur në vendimin e tij nuk është bindur.

“E di që do pendohem, por e kam marrë vendimin”, tha Albano.

“Nuk do dalësh, a do të zihemi. Ti nuk ke shanse të dalësh, nuk të lë unë. Mos u merr me fjalët e atij. E kam provuar vetë dhe do pendohesh kur të dalësh. Ke ndenjur 70 ditë, nuk po rri edhe 10 ditë. Duro”, i thotë Dijonisi teksa i tërheq valixhen aktorit.

“Është e drejta ime. Të lutem respekto vendimin tim. Është vendimi im personal”, thotë Albano i prerë dhe takohet me fermerët, duke u larguar përfundimisht.

Por kur të gjithë fermerët e tjerë u mërzitën me këtë vendim të aktorit, i vetmi që nuk e prishi terezinë ishte “shkaktari”, Robert Aliaj.

Ndërsa Albano po largohej, Roberti ishte i qetë në oborr, duke luajtur basketboll.

Ndërkohë, largimi i Albanos nga “Ferma VIP” pak ditë para finales së madhe ka konfuzuar Baby G.

Këngëtarja në një bashkëbisedim me Florin dhe Xhensilën, ka thënë se nuk e kuptoj pse ai doli, teksa shton se një vendim të tillë nuk e mori një ditë më parë, kur në spektakël u diskutua marrëdhënia e tyre dhe puthja që ndodhi në shtëpinë e “Njishit”.

“Nuk e di çfarë problemi ka pasur. Ai nuk iku me atë që ndodhi dje në prime”, deklaroi Baby G.

Por ky konfuzim ka sjellë irritimin e Çiljetës dhe Diteas, dy nga fermeret që kanë qenë shumë të afërta me aktorin Albano Bogdo.

“O Baby, boll e bëre legjendë atë muhabet. Nuk ka lidhje me ty, legjendë e madhe, sikur ç’u bë. Pusho, qepe atë gojë”, i tha Çiljeta Baby G.

“Njeri pa tru”, vijoi më tej Ditea.

/Shqip.com