Lajme

Ndodh edhe kështu/ Konflikti ruso-polak zbret në…Sarandë

Tensioni në Lindje të Evropës duket se ndihet dhe në Shqipëri. E ku tjetër veçse në Sarandë ku të huajt nga lindja e Europës po shtohen vit pas viti. Por ajo që ka ndodhur duket e çuditshme.

Policia e Sarandës bën me dije se ka proceduar penalisht një shtetas polak, pas një konflikti me një shtetase ruse.

“Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak T. K., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar disa pajisje në banesën e një shtetaseje ruse (fqinje me të)”, njoftoi Policia e Sarandës.

Policia tregohet e rezervuar dhe nuk jep më tepër detaje nga konflikti mes polakut dhe ruses. Kremlini dhe Vladimir Putin prej 24 shkurtit të 2022 kanë nisur ofensivën për pushtimin e Ukrainës. Por Rusia kërcënon edhe shtetet e tjera fqinje, ndër to Poloninë.

/Shqip.com