Cilat marrëveshje nënshkruhen sot në Berlin

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimorë pritet që sot të nënshkruajnë tri marrëveshje në Samitin e Berlinit.

Pjesëmarrës në këtë takim si përfaqësues i Republikës së Kosovës, është kryeministri Albin Kurti.

Por cilat janë marrëveshjet që do të nënshkruhen në këtë samit?

Njëra ndër tri ujditë që pritet të arrihet sot ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit.

Tjetra ka të bëjë po ashtu me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet palëve që e nënshkruajnë.

Sot pritet që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ta zyrtarizojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.

Nënshkrimi i tri marrëveshje midis shteteve të Ballkanit Perëndimorë pritet të ndodh në ora 11:45.