Bulliqi: Gjendja në disa fshatra nuk është aq stabile

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se reshjet e pandërprera po e vështirësojnë situatën në disa fshatra.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facevook tha se në fshatrat: Dobërdol, Bajçinë, Peran, Metehi, Pakashticë dhe Murgull, është rritur niveli i ujit për shkak të daljes nga shtretërit e lumenjve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë orëve të fundit.

“Gjendja e përgjithshme në disa fshatra nuk është aq stabile, e shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës. Ekipet emergjente nga mbrëmë janë në teren dhe me angazhim maksimal po punojnë të evitojnë e minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga vërshimet”, thuhet në njoftim.

Tutje Bulliqi, apeloj qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale në mënyrë që të tejkalohet situata nga vërshimet pa dëme.