BQE: Lufta në Ukrainë ka të ngjarë të rrisë inflacionin “dukshëm më të lartë” në Evropë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) parashikon se lufta në Ukrainë do të rrisë nivelet e inflacionit të konsumatorit edhe më tej në afatin e afërt.

“Lufta Rusi-Ukrainë do të ketë një ndikim material në aktivitetin ekonomik dhe inflacionin përmes çmimeve më të larta të energjisë dhe mallrave, ndërprerjes së tregtisë ndërkombëtare dhe besimit më të dobët”, tha presidentja e BQE-së, Christine Lagarde në një fjalim të enjten, shkruan CNN.

Lagarde tha se ndikimi i konfliktit mund të shtyjë inflacionin në zonën e euros i cili arriti në 5.8% në shkurt “dukshëm më i lartë në afatin e afërt”, por ende pritet të bjerë në mënyrë progresive në objektivin prej 2% të bankës qendrore në 2024.

Tutje ajo ka thënë se sanksionet kundër Rusisë, të cilat përfshijnë ndalimin e disa bankave ruse nga rrjeti i pagesave SWIFT, nuk kanë shkaktuar ende probleme për bankat evropiane.

“Sanksionet” deri më tani nuk kanë shkaktuar tendosje të rënda në tregjet e parasë apo mungesë likuiditeti në sistemin bankar të zonës euro”, tha Lagarde.

“Bilanci i bankave mbetet i shëndetshëm në përgjithësi, për shkak të pozicioneve të fuqishme të kapitalit dhe më pak kredive me probleme”, ka shtuar tutje Lagarde.