Biden takohet me ministrat e Ukrainës në Poloni
Presidenti i SHBA Joe Biden po zhvillon bisedime me dy ministra ukrainas në Poloni – takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të tillë të nivelit të lartë që kur forcat ruse pushtuan vendin një muaj më parë.
Shtëpia e Bardhë tha se ai do të “kalojë” një takim midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.
Biden ndodhet në Poloni që nga e premtja dhe po takohet gjithashtu me homologun e tij polak, Andrzej Duda. Ai do të mbajë një fjalim të madh rreth konfliktit më vonë të shtunën, raporton BBC.
Disa thonë se fakti që ministrat ukrainas po largohen nga vendi i tyre është një shenjë e besimit të tyre në rritje në mënyrën se si po shkon lufta me Rusinë.