Bërnabiq i reagon Cramonit për barrikadat në veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se pret qe barrikadat të largohen si shenjë e deeskalimit të situatës.

Mirëpo me këtë deklaratë nuk është pajtuar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Lexo edhe:

Von Cramon pret që barrikadat në veri të largohen

Përmes një postimi në Tëitter ajo e ka quajtur eksperte Cramonin.

“Më në fund, njoftimi i shumëpritur i Sekretares së Përgjithshme false të Kombeve të Bashkuara, Viola von Cramon, që ka marrë edhe rolin e komandantit të KFOR-it, dhe një eksperte e përgjithshme në të gjitha çështjet – nga litiumi deri në EuroPride, dhe po ashtu mbrojtëse kryesore e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut (duke përjashtuar serbët nga këtu)”, ka shkruar Bërnabiq.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministrja e Serbisë nuk pajtohet me qëndrimet e Viola von Cramon.