BE pritet të ngrijë asetet evropiane të Putinit dhe Lavrovit

Një zyrtar i bllokut evropian ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur të ngrijë asetet evropiane të presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ndonjëri prej tyre ka asete të mëdha në BE, shkruan CNN.

E gjithë kjo për shkak të situatës në Ukrainë.

Në anën tjetër, ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, u ka thënë se 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Vladimir Putinit dje.

Është një numër më i lartë i vdekjeve civile sesa raportet e 25 viktimave të cituara nga këshilli i të drejtave të OKB-së më herët sot.