Ambasadori rus: Rusia po përparon në pushtimin e Ukrainës

Vasily Nebenzya, Përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara tha se ushtria e vendit po përparon sipas planit në të ashtuquajturin operacion special ushtarak në Ukrainë.

Nebenzya tha se duket qartë që Rusia po “përparon” në Ukrainë, shkruan CNN.

“Askush nuk premtoi se do ta dorëzonte brenda tre apo shtatë ditësh, siç thonë disa ekspertë tani.”

Ai pohoi se “plani po zhvillohet sipas planeve ushtarake që ishin parashikuar fillimisht – sigurisht me ndryshime të vogla taktike, sepse nuk mund të parashikosh çfarëdo që të ndodhë në vijën e parë”.

“Do të shihni çlirimin e të gjitha rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut. Shpresojmë se kjo do të ndodhë së shpejti”, tha ai.

Më shumë se tre muaj pas sulmit të saj të përgjakshëm ndaj Ukrainës, Rusia këmbëngul t’i referohet sulmit të Kremlinit si një “operacion special ushtarak”, duke ndaluar në mënyrë efektive fjalë të tilla si pushtimi dhe luftë.