1100 ushtarë rusë kanë mbetur të vrarë, sipas autoriteteve të Ukrainës

Lufta në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar një raport ku ka konfirmuar humbjet e forcave pushtuese ruse në Ukrainë.

Sipas kësaj ministrie deri më tani 1100 ushtarë janë vrarë, 48 avion janë rrëzuar dhe 80-të helikopter. 303 tanke, 1036 automjete të blinduara dhe 474 automjete janë shkatërruar.

Të martë është rritur numri i civilëve të vrarë në Ukrainë.

Në qytetin Sumy raportohet se janë vrarë 9 persona në mesin e tyre dy fëmijë. Kurse një grua është raportuar se ka mbetur e plagosur nga bombardimet e forcave ruse.

Në Mikolaiv është raportuar se 4 civilë janë vrarë ndërkaq 5 të tjerë janë plagosur.

Nga bombardimet në Kharkiv një ndërtesë është përfshirë nga zjarri duke lënë të vdekur katër persona./Shqip.com