Hidhet shorti për Ligën e Evropës, Barcelona dhe Manchester United përballen në fazën e eliminimit direkt
Pas shortit për Ligën e Kampionëve, është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.
Në këtë moment do të përballen ekipet e dyta në grupet e Ligës së Evropës dhe të tretat nga Liga e Kampionëve që kanë rënë në këtë garë, shkruan Shqip.com.
Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë përballje tejet interesante, ku klubet e mëdha tanimë kanë mësuar kundërshtarët.
Padyshim që ndeshja kryesore do të jetë ajo mes dy gjigantëve evropianë Barcelona dhe Manchester United.
Juventus në këtë fazë garave do të përballet me ekipin francez Nantes.
Ekipi holandez Ajax do të përballet me skuadrën gjermane Union Berlin, derisa duel tejet interesant është edhe ai mes Bayer Leverkusen dhe Monaco.
Fituesi rekord i Ligës së Evropës, Sevilla do të përballet me PSV Eindhoven, derisa duel i zjarrtë pritet të jetë ai mes RB Salzburg dhe Romës.
Çiftet e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës:
Barcelona – Manchester United
Juventus – Nantes
Sporting Lisbona – Midtjylland
Shakhtar Donetsk – Stade Rennes
Ajax – Union Berlin
Bayer Leverkusen – Monaco
Sevilla – PSV
Salzburg – Roma
/Shqip.com