Kulturë

Listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, i shtohen edhe këto objekte

Listës së aseteve kulturore në mbrojtje të përhershme, ju shtuan edhe disa objekte.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Pas vlerësimit dhe rekomandimit pozitiv nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, pas një stagnimi disa vjeçar i shtohen Hamami i Madh në Prishtinë, varrezat Hebraike në Prishtinë, shkolla e Muzikës (ish Saraji i Mustafë Pashës) në Gjilan, Atik Xhamia në Gjilan, dhe ish-hoteli Jadran në Mitrovicë”, ka shkruar Çeku.

Tutje, ai ka njoftuar se gjatë javëve dhe muajve në vijim, pritet të miratohen propozime të tjera për shpallje asetesh në mbrojtje të përhershme nga kategori të ndryshme

/Shqip.com