Lajme

Lista Serbe: Sveçla do të dështoj që t’i bind serbët që të heqin dorë nga targat dhe dokumentet personale

Lista Serbe

Lista Serbe ka thënë se qëllimi i Prishtinës dhe Xhelal Sveçlës për t’i bindur serbët që vullnetarishtë të heqin dorë nga dokumentet dhe targat serbe do të dështoj.

Përmes një komunikate për media në faqen e tyre, Lista Serbe tha se serbët lokal në veri të Kosovës i besojnë Aleksander Vuçiqit dhe jo Albin Kurtit.

“Qëllimi i Prishtinës dhe Xhelal Sveçla për t’i bindur serbët që vullnetarisht të heqin dorë nga dokumentet dhe targat serbe është i dënuar me dështim, sepse populli serb në Kosovë kurrë nuk do ta dëgjojë Albin Kurtin edhe nëse ai bënë filma, por e besojmë me gjithë zemër presidentit Aleksandar Vuçiq”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Lista Serbe thotë se mosbindja e serbëve në veri është e dukshme dhe asgjë nuk do ta ndryshojë këtë.

“Me gënjeshtra brutale, se presidenti Vuçiq ia vizaton dikujt një shënjestër në ballin, siç deklaroi Xhelal Sveçla është përpjekje për të mbuluar dështimin e Prishtinës për të zbatuar planin dhe heqjen e targave serbe. Mosbesimi ndaj Qeverisë në Prishtinë dhe mosbindja e serbëve në veri është e dukshme dhe asnjë kërcënim, gënjeshtër e Xhelal Sveçlës nuk do ta ndryshojë këtë”.

Ndërsa, nga kjo parti serb enë Kosovë thonë se çuditën se si Sveçla planifikon t’i konfiskojë 9 mijë automjete në veri të Kosovës duke e ditur se e drejta e zhvendosjes së pronës private është pacenueshme.

Kujtojmë se masa e reciprocitetit me Serbinë lidhur me targat ka filluar të zbatohet që nga data 1 shtator dhe të gjitha automjetet të cilat janë të regjistruara me KM janë të obliguara që të kthehen në RKS./Shqip.com