Lajme

Lista Serbe pas marrëveshjes për energji: Populli serb asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësive  

Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar pas dakordimit të Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar Marrëveshjen për Energjinë që është arritur në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe ka thënë se marrëveshja parandalon mundësinë që të “pushtohet nënstacioni në Vallaq”, dhe sipas tyre serbët s’kanë ikur nga përgjegjësitë e tyre.

“Populli serb asnjëherë nuk ka ikur nga përgjegjësive, por ne kemi kërkuar që kjo të bëhet në përputhje me marrëveshjen, përkatësisht Electrosever, kompania si motër e Elektroprivreda Srbije. Në të njëjtën kohë, marrëveshja e sotme pamundëson pagesën retroaktive. Nga ana tjetër, kompania e re Elektrosever do të ketë një sistem energjetik në veri me garanci të Bashkimit Evropian në duart e saj”, thuhet në reagim.

Lista Serbe gjithashtu ka thënë se punëtorët e Elektrokosmet në veri do të punësohen në kompaninë e re.

“Theksojmë se do të punësohen të gjithë punëtorët e Elektrokosmetit në veri, si dhe planifikohet rekrutimi i punëtorëve të rinj në kompaninë e re, e me këtë edhe mbijetesa dhe qëndrimi në këto zona”, thuhet tutje.

Është arritur marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për energjinë për komunat veriore të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili këtë marrëveshje e ka cilësuar si një hap të madh përpara.