Lajme

Lista Serbe kërkon largimin e Njësisë Speciale të Policisë nga veriu

Lista Serbe ka kërkuar që forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga veriu.

Në një reagim të lëshuar nga ky subjekt politik thuhet dhe pretendohet se ndaj serbit Milan Jovanoviq, policia ka shtënë me armë zjarri.

Tutje, Lista Serbe i ka kërkuar ndërkombëtarëve që siç thonë të punojnë në largimin e Njësisë Speciale nga veriu.

Të hënën është raportuar se Policia e Kosovës është përfshirë në një rast të shtënave me armë zjarri në Leposaviq.

Mirëpo më pas PK-ja ka dalë me një sqarim ku i ka mohuar lajmet për përfshirje në një incident të tillë.

Sipas PK-së, një person është plagosur në kraharor nga arma e zjarrit, mirëpo nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij.

/Shqip.com