Lajme

Lista Serbe: Inspektorët hynë në zyrat e strukturave paralele dhe iu kërkuan punëtorëve të largohen për 3 ditë

Lista Serbe sërish ka pretenduar se “njerëzit e Kurtit” kanë hyrë në objektet ku janë të vendosura zyrat e strukturave paralele të Serbisë dhe se iu ka kërkuar punëtorëve që të largohen brenda tri ditëve.

Për këtë, ata thonë se e kanë informuar edhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Njoftojmë bashkësinë ndërkombëtare se sot përfaqësuesit e kryetarit jolegjitim të Kurtit kanë hyrë përsëri në objektin ku ndodhet Zyra për Kosove dhe Metohi, Shërbimi i Drejtorisë së Fondit për Sigurime Pensionale dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale, të cilat janë të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe i ka njoftuar punëtorët se duhet të largohen nga vendet e punës dhe largimi nga ndërtesa të bëhet brenda tri ditëve”.

“Me thirrjen e bashkësisë ndërkombëtare që kryetarët jolegjitimë të punojnë nga lokacione alternative, ata shkuan një hap më tej dhe duan të na pushtojnë edhe lokalet dhe në këtë proces tregojnë apatinë dhe demonstrimin e forcës duke mos respektuar ligjet dhe rregullat e tyre. dhe dorëzimin e dokumentit në gjuhën shqipe. Po ashtu, pyesim përfaqësuesit ndërkombëtarë nëse në këtë mënyrë respektohet thirrja e tyre që kryetarët jolegjitimë të bëjnë vetëm punë administrative dhe të mos marrin vendime politike kundër qytetarëve të komunave tona?”, thuhet më tej në komunikatën e Listës Srpska.

Ky është reagimi i dytë i kësaj partie për këtë çështje meqë edhe javën e kaluar ka pasë një kontrollë të ngjashme rutinore.

Pretendimet e Listës Srspka i ka hedhur poshtë komuna e drejtuar nga Erden Atiq, e cila mohoi se “do të dëbojë dikë nga këto zyre nga kjo javë apo se ka qenë ndonjë lloj ngacmimi.

“Nuk bëhet fjalë për dëbim nga objektet duke filluar nga e hëna e ardhshme, apo për ngacmim, siç pretendon Lista Srpska, por ishte thjesht një vizitë rutinë e zyrtarëve në objektet në pronësi të komunës. “Zyrtarët komunalë do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e përcaktuara me ligj, të cilat janë në interesin më të mirë të qytetit dhe qytetarëve në përgjithësi”, është përgjigjur për KoSSev, këshilltari i kryetarit Erden Atiq, Visar Syla, javën e kaluar.

/Shqip.com