Sport Shqiptar

Lista e trajnerëve më të suksesshëm në futbollin e pasluftës në Kosovë

Edicioni aktual i futbollit kosovar është i 24-ti me radhë që pas par përfundimit të luftës në Kosovë.

Pavarësisht faktit që në dekadën e fundit nuk është në nivelin e dikurshëm, ose më saktë, skuadrat tjera janë përmirësuar në masë të madhe, Prishtina vazhdon të jetë skuadra më e trofeshme në vend me tetë tituj kampioni të fituar.

Drita, Besa e Pejës dhe Feronikeli pasojnë kryeqytetasit me nga tre tituj kampioni të fituar.

Por trajneri me më së shumti tituj pasluftës në futbollin kosovar është Afrim Tovërlani, që ka fituar plot katër herë kampionatin.

‘Toki’ ka fituar në sezonet 2007/08, 2008/09 dhe 2012/13 me Prishtinën, ndërsa në vitin 2015/16 fitoi sa ishte në krye të Feronikelit.

Trajneri kryeqytetas është i ndjekur nga Zekirija Ramadani që ka tre trofe me Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën.

Me tre trofe është edhe Jusuf Tortoshi që të tre i ka fituar sa ishte pjesë e Prishtinës.

Lista e trajnerëve që janë shpallur kampionë pasluftës:

1999/00  Prishtina (Prishtinë) – Ajet Shosholli
2000/01  Prishtina (Prishtinë) – Jusuf Tortoshi
2001/02  Besiana (Podujevë) – Bylbyl Sokoli
2002/03  Drita (Gjilan) – Ramadan Cimili
2003/04  Prishtina (Prishtinë) – Jusuf Tortoshi
2004/05  Besa (Pejë) – Valdet Shoshi
2005/06  Besa (Pejë) – Genc Hoxha
2006/07  Besa (Pejë)  – Genc Hoxha
2007/08  Prishtina (Prishtinë) – Afrim Tovërlani
2008/09  Prishtina (Prishtinë) –  Afrim Tovërlani
2009/10  Trepça (Mitrovicë) – Gani Sejdiu
2010/11  Hysi (Prishtinë) – Fadil Ademi
2011/12  Prishtina (Prishtinë) – Jusuf Tortoshi
2012/13  Prishtina (Prishtinë) – Afrim Tovërlani
2013/14  Llamkos Kosova (Vushtrri) – Ismet Munishi
2014/15  Feronikeli (Drenas) – Gani Sejdiu
2015/16  Feronikeli (Drenas) – Afrim Tovërlani
2016/17  Trepça 89 (Mitrovicë) – Zekirija Ramadani
2017/18  Drita (Gjilan) – Bekim Isufi
2018-2019 Feronikeli (Drenas) – Zekirja Ramadani
2019-2020 Drita (Gjilan) – Ardian Nuhiu
2020-2021 Prishtina (Prishtinë) – Zekirja Ramadani
2021-2022 Ballkani (Suharekë) – Ilir Daja

/Shqip.com