Sport Ndërkombëtar

Lista e skuadrave më të shtrenjta, njëra kushton mbi katër miliardë

Manchester City është skuadra me vlerën më të lartë mes klubeve të futbollit. Kjo u raportua bazuar në raportin vjetor “The European Elite 2023 nga Football Benchmark”, i cili rendit 32 klubet evropiane të futbollit me vlerën më të lartë.

Anglezët komandojnë këtë renditje speciale që nxjerr në pah vlerën e klubit, që në rastin e skuadrës së drejtuar nga Guardiola është e barabartë me 4,073 miliardë euro. Qytetarët kanë kaluar Real Madridin që deri vonë kryesonte klasifikimin.

Raporti bazohet në të dhënat ekonomike për sezonin që përfundoi më 30 qershor 2022. Ai nënvizon dominimin e futbollit anglez me 11 klube angleze në top 32, që përbëjnë 45 për qind të vlerës së përgjithshme.

Pak jashtë top 10 është Atletico Madrid i ndjekur nga Juventus

Këtu janë 10 klubet kryesore (miliard euro):
1) Manchester City 4,073
2) Real Madrid 4,006
3) Manchester United 3,932
4) Liverpool 3,900
5) Bayern Munich 3,838
6) Barcelona 3,504
7) Chelsea 2,989
8) Paris Saint-Germain 2,810
9) Tottenham 2,780
10) Arsenal 2,301

/Shqip.com