Sport Ndërkombëtar

Lista e klubeve që kanë shpenzuar më shumë në pesë vjetët e fundit  

Sajti i specializuar ‘Tifosy’ ka publikuar shifrat e shpenzimeve të klubeve në afatet kalimtare, në pesë sezonet e fundit, teksa vihet re dominimi absolut i Chelseas.

Londinezët kanë shpenzuar plot 1.2 miliard euro në pesë vjetët e fundit, teksa vlen të theksohet se plot 588 milionë euro, ose 49 për qind e totalit, i ka shpenzuar vetëm në vitin e fundit, nën presidencën e Tod Boehly.

Pas londinezëve, klubi i dytë që ka shpenzuar më shumë, është Juventusi, që ka çuar 837 milionë euro për përforcime në 5 vitet e fundit.

Podiumin e plotëson Barcelona, me 776 milionë euro të shpenzuara, ndërsa 20-shen e parë e mbyllin katër skuadra italiane si Roma me 465 milionë euro, Milani me 455 milionë euro, Interi me 445 milionë euro dhe Napoli me 438 milionë euro.

Lista e 20 klubeve  që kanë shpenzuar më shumë në pesë vjetët e fundit:

Chelsea: 1.2 miliardë euro
Juventus: 837 milionë
Barcelona: 776 milionë
Manchester United: 769 milionë
Manchester City: 708 milionë
Arsenal: 674 milionë
PSG: 646 milionë
Real Madrid: 629 milionë
Atletico Madrid: 587 milionë
West Ham: 524 milionë
Wolverhampton: 516 milionë
Aston Villa: 507 milionë
Liverpool: 494 milionë
Tottenham: 493 milionë
Newcastle: 479 milionë
Monaco: 478 milionë
Roma: 465 milionë
Milan: 455 milionë
Inter: 445 milionë
Napoli: 438 milionë

/Shqip.com