Sport Ndërkombëtar

Lista e Gjermanisë me shumë risi, mes tyre edhe një shqiptar

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit. Trajneri Hansi Flick ka ndarë mendjen për futbollistët që do të grumbullojë për dy miqësoret e fund-marsit.

Tekniku ka grumbulluar plot pesë futbollistë për herë të parë, mes të cilëve edhe sulmuesin me origjinë nga Kosova, Mërgim Berisha, i cili po bën mjaft mirë me Augsburgun.

Emrat e tjerë që vijnë për herë të parë në Kombëtaren e parë, janë mbrojtësi i Stuttgartit Josha Vagnoman, ai i Borussia Dortmund Marius Wolf dhe sulmuesit e Brentford e Wolfsburg, Kevn Schade e Nmecha.

Gjermania do të luajë miqësoren e parë ndaj Perusë më 25 mars dhe tri ditë më vonë do të matë forcat me Belgjikën, në një tjetër përballje miqësore. “Pancerat” janë kualifikuar direkt në Euro 2024, si vend organizator.

/Shqip.com