Sport Ndërkombëtar

Lista e futbollistëve më të shtrenjtë, Haaland bindshëm i pari

Mbyllja e sezonit të rregullt në Evropë i hap rrugë afatit kalimtar të verës, ndërsa CIES, observatori i futbollit, ka sjell për tifozët listën me 75 futbollistët më të shtrenjtë në tregun e transferimeve. Ashtu siç pritej, kjo listë dominohet nga futbollistët që luajnë në Premier League. Serie A përfaqësohet me Rafa Leaon dhe Lautaro Martinez në top 20 e parë.

Portugezi është futbollisti më i shtrenjtë me 113,2 milionë euro ndërsa “bomberi” zikaltër vlerësohet me 100.7 milionë euro. Ajo që bie në sy është rënia e vlerës së Kylian Mbappe, sulmuesi i PSG renditet në vendin e 10-të me 163,2 milionë euro.

Në këtë listë yjesh nuk mungojnë talentet spanjollë, dy mesfushorët e Barcelonës Pedri dhe Gavi, përkatësisht në vendin e 6 dhe të 7-të. Në tri vendet e para gjenden Bukayo Saka i Arsenalit me 195,8 milionë euro, i dyti renditet Vinicius Jr i Real Madrid me 196.3 milionë euro, ndërsa vendi i parë mbahet nga Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt, i cili vlen 245.1 milionë euro.

/Shqip.com