Lajme

Lirohet plotësisht rruga për në pikën kufitare në Jarinjë

Largimi i barrikadave në Jarinjë

Është liruar plotësisht rruga për në pikën kufitare në Jarinje.

Para pak qastësh kishte filluar tërheqja e automjeteve të vendosura si barrikada në fshatin Rudarë.

Fshati Rudarë gjendet rreth pesë kilometra nga Mitrovica.

Largimi i kamionëve pas barrikadimit në fshatin Rudarë

Nëpër të kalon magjistralja për në Jarinjë.

Largimi i barrikadave në Rudarë

Serbët lokalë më 31 korrik vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë./Shqip.com