Lajme

Lirohet nga paraburgimi i mituri nga Kosova, i dyshuar për sulmin terrorist në Vjenë

Prokuroria Publike e Vjenës, e ka pushuar procedurën penale ndaj të miturit kosovar Kujtim Kadriu.

Ai ishte arrestuar më 03.11.2020 në Vjen, nën dyshimet për pjesëmarrje në një sulm terrorist, të ndodhur një ditë me herët, në kryeqytetin austriak.

Sipas avokatit te dyshuarit, Armend Deskaj, autoritetet austriake nuk kanë gjetur prova që e implikojnë kosovarin me origjinë nga Ferizaj, në aktin kriminal që kishte rezultuar me katër persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

I dyshuari Kadriu, ishte mbajtur në paraburgim 6 muaj. Për këtë ka filluar procedurën për kompensimin e dëmit, pranë organeve kompetente.

/Shqip.com