Lajme

Lirohet kameramani Albion Selitaj që u arrestua nga policia

Albion Selitaj- kameramani që u arrestua nga PK

Kamermani Albion Selitaj, i cili u arrestua sot derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërrmarrjes AgroKosova Holding.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha për Shqip.com se Selitaj është arrestuar për shkak pengimit në kryerjen e detyrave zyrtare të policisë.

“Është shoqëruar në stacion policor për mospërfillje të urdhërave dhe pengim në kryerjen e detyrave zyrtare. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.

Albion Selitaj- kameramani që u arrestua nga PK

E gjithë ngjarja ka ndodhur deri sa Policia e Kosovës ka tentuar të marrë nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

Në anën tjetër, Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar këtë rast duke kërkuar lirimin e kamermanit, Albion Sahitaj.

“AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.  AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla” thuhet në komunikatën e AGK-së. /SHQIP.com